Ahmeti-Zaev: Dakordohen për kandidat për president të përbashkët

Ka përfunduar takimi mes liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe atij të LSDM-së, Zoran Zaev.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një njoftimi në fejsbuk ka shkruar se me kryetarin e LSDM-së kanë arritur dakordësi për të mbështetur një kandidat të përbashkët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Sa po përfundova takimin me Zoranin, Kryetarin e LSDM-së, me të cilin arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shpreh bindjen që ky koncept do të gjej mbështetjen e shumicës dërmuese të qytetarëve tanë.”- ka shkruar Ahmeti.