Akademi Perkujtimore për atdhetarin dhe Patriotin Idriz Rrecaj

Akademi Perkujtimore për atdhetarin dhe Patriotin e njeherit Kryetarin e Komunes së Skenderajit në ditët më të
vështira z. Idriz Rrecaj. Ata që u vonuan nuk gjeten vend as në hyrje të salles dhe kjo flet për vlerësim e veprimtaris atdhetare dhe figures së atdhetarit patriot i cili la gjurmë të pa shlyera në memorjen e popullit të Drenices dhe të mbarë Kosoves.
Personalisht e falënderoj perjetësisht kryetarin tanimë të ndjer z.Idriz Rrecaj për kontributin e dhënë në zbardhjen e gjeneoligjis së trungut familjar Hasan Prishtina i cili njëherit është dhe protagonist në dokumentarin dhe Librin e autorit Nusret Pllana “Motrat e Hasan Prishtines” së bashku me veteranin e arsimit Selim Spahija,gazetarin e Rindjes Mehmet Kajtazi dhe A.Gervalla.
Lavdi jetes dhe vepres, trimeris, atdhedashuris dhe sakrifices se Kryetarit të Skënderajit i cili deri ne ditet e sotme konsiderohet i zhdukur nga makinerija vrastare e shtetit të serbis!
Institucionet e shtetit të Kosovës duhet të bëjn më shumë për të pa gjeturit të zhdukur gjatë luftes së Kosovës 98/99.

Lavdi jetes dhe vepres se Idriz Rrecaj !