Aksident i rëndë në Dobrosht, dyshohet edhe për viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në rrugën magjistrale Tetovë-Jazhincë në fshatin Dobrosht, që mendohet se ka edhe viktima.

Aksidenti sipas dëshmitarëve ka ndodhur në mes traktori dhe një automjeti i tipit Golf.

Sipas dëshmitarëve që bëjnë të ditur për TetovaSot, thonë se nga aksideti e kanë pësuar me vdekje shoferi i traktorit, ndërsa bashkëudhëtari i automjetit është në gjendje të rëndë.

Ekipet e policisë kanë dalë në vend ngjarje dhe po hetojnë gjithçka që lidhet me aksidentin fatal.