Aksident i rëndë trafiku në Tetovë, një person në gjendje të rëndë

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në dalje të qytetit të Tetovës në drejtim të Shkupit. Një makinë e tipit BMV me targa të Tetovës ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përfunduar në anën tjetër të rrugës duke u përplasur me panikën mbrojtëse të hekurit. Nga përplasja e fortë e automjetit ka marrë lëndime serioze drejtuesi i automjetit dhe për momentin është duk e u transportuar për në spitalin klinik të Tetovës. Identiteti i personit të plagosur nuk dihet ende. SPB-ja e Tetovës dhe ekipi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkohë njëri krah i rrugës, ai në drejtim të Shkupit, është totalisht i bllokuar dhe trafiku po zhvillohet me alternime.