Aksident i rëndë, vetura ka goditur tre vajza të mitura

Tre vajza të mitura me lëndime janë transferuar në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”, pasi që një veturë mëngjesin e sotëm i ka goditur në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh”, në lagjen e Çairit, në Shkup, informon KOHA.

Për MEDIAL-n nga Ministria e Punëve të Brendshme, thonë se rasti është denoncuar rreth orës 10:58, me çka një veturë e llojit “Pasat”, me targa të Shkupit, i ka goditur tre vajzat e mitura në pjesën për këmbësorë.