Aksident jo i zakonshëm në Tetovë…

Tetovë, 11 mars – Pa të lënduar, ndërsa gjashtë automjete të dëmtuara janë pasojat nga aksidenti i komunikacionit këtë mëngjes në Tetovë kur kamioni i ndërmarrjes komunale ka goditur në automjetet e parkuara. Sipas informacioneve fillestare nga dëshmitarët e ngjarjes, me siguri kamioni është përplasur në automjetet për shkak të problemit me frenat.“Në ora 09:00 në rrugën ‘Goce Dellçev’ në Tetovë është lajmëruar se ka ndodhur aksident komunikacioni që ka të bëjë me një kamion të drejtuar nga R.F (54) dhe gjashtë automjete të parkuara. Nuk ka të lënduar, ndërsa dëme të mëdha materiale shënojnë automjetet e parkuara. Është kryer inspektim për të përcaktuar shkaqet dhe detajet nga aksidenti”, informoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-së Tetovë.

Aksidenti ndodhi në lagjen Kolltuk, ku kamioni po grumbullonte mbeturina.