Alajdin Havziu, rizgjidhet drejtor tek Inspektorati shtetërorë i punës

Inspektorati shtetërorë i punës pritet që edhe për një mandat të drejtohet nga Alajdin Havziu i cili në këtë post ka qenë që nga viti 2014, drejtor.

Mas mbarimit të mandatit të parë, Hazviu një kohë ka qenë ushtrues detyrë në po këtë post ndërkohë që nga sot ai fillon edhe mandatin e dytë.

Havziu ka lindur më 22 prill të vitit 1967 në Tetovë me profesion mjek, ndërkohë që është njohës i gjuhës shqipe, maqedone, angleze dhe serbo-kroate.