Albin Kurti i ka bërë thirrje diasporës që të vijnë në Kosovë e të votojnë

Albin Kurti i ka bërë thirrje diasporës që të vijnë në Kosovë e të votojnë, njofton realiteti24.info. Ai ka thënë se në momentin që të marrin vesh datën e zgjedhjeve, të marrin biletën e të vijnë për të votuar. Ai ka shtuar se ata që nuk mund të vijnë për të votuar, mund të dërgojnë votën e tyre me postë.

Madje ai ka krahasuar votën me dasmat, teksa iu ka thënë se vota për ju është e rëndësishme njësoj si dasma në familjet tuaja.