Albin Kurti ka shkruar në Librin e Zisë në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë

Albin Kurti ka shkruar në Librin e Zisë në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vizizuar gjatë ditës së sotme Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, me ç’rast ka shkruar edhe në ‘Librin e Zisë’ disa fjalë.

Kurt ka ndarë dhimbjen me shqiptarët, duke thënë se jemi mëtë bashkuar se kurrë për ta kaluar këtë dhimbje bashkë, përcjell Gazeta Express.

“Shumë dhembje e pikëllim kemi. Por edhe më shumë solidaritet e dashni kemi. Për ata që po shpëtojnë njerëzit nën gërmadha, për familjet e viktimave, për të plagosurit e të lënduarit. Bashkë do ta kalojmë këtë fatkeqësi. Jemi një popull në këmbë”, janë fjalët e Albin Kurtit.Numri i viktimave nga tërmetet në Shqipëri deri tani ka shkuar në 31, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të ngujuarit e tjerë nën rrënojat e ndërtesave.