Aleatët tradhëtojnë Bashën, ja kandidatët që pranojnë mandatin (Emrat)

Tre emra të tjerë kanë dalë nga lista e kandidatëve të Partisë Demokratike të cilët kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit, duke i hapur rrugë kështu marrjes së mandatit.

Të tre këta emra janë aleatë të Bashës, pasi janë krerë të partive të koalicionit të djathtë. Më konkretisht, Artur Roshi është kryetari i partisë Balli Kombëtar, Nikolin Staka, kryetar i partisë Levizja Demokratike për Ndryshim dhe Zef Shtjefni, kryetar i partisë Ora e Shqipërisë.

Ndërkaq, sot në KQZ morën mandatet edhe Andi Përmeti dhe Erion Piciri.