Ali Ahmeti i gëzuar për arritjen e marrëveshjes LVV-LDK

“Lajme të mira nga Prishtina për arritjen e marrëveshjes për koalicionim midis LVV dhe LDK të arritur nga z. Kurti dhe z. Mustafa.

Uroj ditë të mbarë nesër në Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhje të qeverisë së re të dalur nga rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe vullneti i qytetarëve.

Zgjedhja e institucioneve të Kosovës ka rëndësi të madhe për gjithë rajonin tonë dhe bashkëpunimi jonë nuk do të mungojë.” – thotë Ahmeti