Ali Ahmeti : Kjo ide është shumë më e madhe se çdo parti apo cilido person

Ali Ahmeti iu drejtua kombit në mesditë për të zbërthyer në detaje idenë e kryeministrit shqiptar në Maqedoni, një ide e madhe por që shkaktoi shumë trazime në skenën politike maqedonase , derisa edhe partitë shqiptare u rreshtuan ngjajshëm kundër kësaj ideje që për BDI-në është shumë më e madhe dhe mbi partiake. Lideri i BDI-së duke iu drejtuar kombit tha se kjo ide është shumë më e madhe se cdo parti apo cilido person.

“Kjo ide është shumë më e madhe se çdo parti apo cilido person. Kjo ide nuk ka të bëjë me BDI-në dhe sigurisht jo me mua. Une jam këtu për tia vazhduar jetën procesit, që ti prij konceptit, që të bëhem urë dhe të
shtroj rrugë duke krijuar rrethanat për realizimin e ëndrrës, ndërsa ju mbetet juve që ta zbatoni. Unë po mbjell, që ju të korrni. Unë po  ëndërroj që ju të realizoni. Unë po guxoj që ju ta bëni u shpreh Ali Ahmeti.
Sipas tij ne shqiptarët kemi luftuar për liri dhe barazi.Kur besojmë në dicka ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë gjithçka.