Ali Ahmeti komenton koalicionimet e LSDM së

Koalicioni i LSDM së me Lëvizjen Besa dhe tani paralajmërimet edhe me PDSh në, janë vendime autonome të partive të cilat kanë të drejtën e tyre të ndërtimit të strategjive zgjedhore, ka deklaruar kryetari i BDl së, Ali Ahmeti, pas takimit me kryetarin e parlamentit të Austrisë, Volfgang Sobotka.

Ahmeti thotë se Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë e vetme, pasi ende nuk janë krijuar kushte që interesat etnike të artikulohen nëpërmjet partive qytetare. ‘Këto janë politika të brendshme të partive politike, secila parti ka autonominë të ndërtojë strategji. Bashkimi Demokratik për Integrim ka ndërtuar strategjinë e vet mbi bazë të përvojave dhe ka vlerësuar se duhet të dalë e vetme në zgjedhje.

Në këtë vend akoma janë të organizuar partitë por edhe psikologjia e ndërtimit është që përfaqësimi mund ta bëjnë partitë etnike. Mbetet një qëllim në të ardhmen për të ndërtuar parti qytetare, parti mbi baza ideore. Është e vërtetë që ne akoma nuk i kemi këto parti mbi baza ideore përderisa kemi edhe dallime në shoqëritë tona.”,- tha kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.