Ali Ahmeti: Krah qytetarëve me masa shëndetësore, vendime politike dhe ekonomike

Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka shkruar se me të gjitha masat po ndihmohet shoqëria në këto situata të pazakonta.

Z. Ahmeti, ka përmendur masat shëndetësore, politike dhe ato ekonomike, në shërbim të qytetarit, duke rekomanduar “mos dilni jashtë pa nevojë, mos rrini afër njëri tjetrit, mbani pastërtinë, mos u bëni bartës e as përçues i virusit”.

Ja postimi i z. Ahmeti në fb:

Ne po ndërmarrim të gjitha masat për ta ndihmuar shoqërinë në këto kushte të pazakonta.
Drejtuesit tanë në qendrën për menaxhim me kriza, institutin republikan për shëndet publik, Dibër, ekonomi, arsim, por edhe në bashkësinë islame dhe në të gjitha institucionet tjera po e bëjnë punën e vet me përgjegjësinë dhe përkushtimin më të lartë.
Ne gjithashtu iniciuam edhe ngrirjen e aktiviteteve dhe anulimin e zgjedhjeve të parakohëshme si pasojë e gjendjes së krijuar.
Njëkohësisht me masat ekonomike do të intervenojmë për pasoja sa më të pakta për ndërmarrjet tona.
Por, nevojitet që edhe ju, gjithësecili prej jush, ta bëni pjesën tuaj të obligimeve në përputhje me rekomandimet e autoriteteve.
Mos dilni jashtë pa nevojë, mos rrini afër njëri tjetrit, mbani pastërtinë, mos u bëni bartës e as përçues i virusit.
#kujdesemi