Ali Ahmeti nga Zajazi: Nuk është ditë për qëndrim në shtëpi, por ditë për dhënien e kontributit për ardhmërinë tonë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti votoi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në vendvotimin 0816 në Zajaz-Xhuma.

“Dita e sotme për të gjithë qytetarët në vend është shumë e rëndësishme për dërgimin e porosisë deri te tërë rajoni dhe deri te bashkësia ndërkombëtare se jemi shoqëri e pjekur. Nuk është ditë për qëndrim në shtëpi, por ditë për dhënien e kontributit për ardhmërinë dhe ashtu të gjithë së bashku të shkojmë drejt ardhmërisë së sigurtë së vendit tonë. Dalja deri këtë moment është më e madhe për 0,5 për qind në krahasim me rrethin e parë në këtë kohë. Sipas informatave deri këtë moment procesin zgjedhor po zhvillohet qetë dhe pa kurrfarë probleme”, tha Ahmeti.

https://www.facebook.com/Uskana1993/videos/613622862445848/