Ali Ahmeti: Ngritja e pllakës nderon komandantin legjendar Adem Jashari

Instituti për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) dhe Komuna e Çairit organizuan sot Akademinë Përkujtimore kushtuar 21 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari për të nderuar sakrificën e tij heroike. Të pranishëm në këtë Akademi ishin anëtarë të familjes Jashari, familjarë të dëshmorëve të kombit, bashkëluftëtar të Adem Jasharit dhe Lideri i Shqiptarëve të Maqedonisë z. Ali Ahmeti.

Në fjalimin e tij Ahmeti tha se ky përkujtim që organizohet nën emblemën e Komunës së Shkupit të Vjetër, veç e begaton përkujtimin për Adem Jasharit.

‘Me 5 dhe 6 bëheshin homazhe në nderim, përkujtim të epopesë së UÇK-së, në vend prehjen e komandantit legjendar Adem Jashari. Andej kanë vërshuar nga të gjitha anët ku jetojnë shqiptarët në nderime dhe përkujtim të komandantit legjendar dhe gjithë familjes që rezistoj dhe nuk u përkul, as përpara pushtuesit dhe as përpara tradhtarëve, familja e madhe Jashari.

Por ky përkujtim në vendprehje do të ishte pak i zbehtë pa u përkujtuar edhe vendi ku ai veproi e organizoi. Prandaj në përkujtim të epopesë sot ngritët, e vendoset pllakë në vendin ku ai bashkë me veprimtarë organizoi dhe planifikoi rezistencën e shqiptarëve në hapësira e pushtuara.

Prandaj ky takim, ky përkujtim që organizohet nën emblemën e Komunës së Shkupit të Vjetër, veç e begaton atë përkujtim e homazh që organizohej në vendprehjen e Adem Jasharit, Hamz Jasharit, Shaban Jashari e gjithë bashkëluftëtarëve që ranë po të njëjtën ditë për tu ngritur në këmbë një komb i tërë.

Thotë simbolika nga më të mëdha është se kjo porosi trokiti në çdo derë të shqiptarëve ku jetonin që ata u ngritën në këmbë për lirinë e vet.

Të nderuar vëllezër dhe motra, të dashur nxënës dhe nxënëse, të nderuar të dashur arsimtarë dhe arsimtare. Sot është edhe 7 marsi dita e mësuesit, Ju duhet ta dini se mësues ka qenë Shaban Jashari, babai i heroit, komandantit legjendar Adem Jasharit. Regjimet e ndërprenë që ai të funksioni dhe të jap mundit dhe kontributin e tij për gjeneratat që ai i mësonte dhe ushtronte. Pas katër viteve që ushtroi këtë detyrë, pushtuesit e burgosën, e izoluan. Por nuk izoluan as nuk mundën ta banë në burg idenë, madhështinë dhe fisnikërinë e Shaban Jasharit që idetë e tij të rrezatonin tek mësueset tjerë dhe tek të gjithë brezat e rinj.

Prandaj me nderim dhe respekt të veçantë, sot të gjithë ne duhet ta kujtojmë ditën e mësuesit sepse kujtojmë edhe mësuesin Shaban Jasharin, andaj lavdi të gjithë atyre që dhanë, që kontribuuan, që ne sot të përkujtojmë nën hijen e flamurit Kuq e Zi, të gjitha këto të bëmat, që i bënë para nesh gjeneratat që meritojnë lavditë të përhershme, lavdi të të gjithë të rënave për liri, lavdi komandantit legjendar Adem Jashari, tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij.