Ali Ahmeti pas akuzave ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit: E kur bëhet mjaft?!

Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka reaguar pas ngritjes së akuzave nga Prokuroria Speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ish udhëheqësit të Drejtorisë politike të UÇK-së, dhe tjetri udhëheqës i lartë i UÇK-së, i pari President i Kosovës, e tjetri lider i PDK-së.

Z. Ali Ahmeti ka shkruar se “Lufta çlirimtare gjithmonë ngadhnjen, ndërsa rrugën e Kosovës dhe të popullit shqiptar nuk e ndalon asnjë ndërhyrje”.

Ja postimi i z. Ahmeti:

E kur bëhet mjaft?! Kur do të ndalet ky gjah ndaj luftëtarëve i mbështjellur me shpifje, propagandë, përndjekje dhe denoncime politike?
Aq shumë misione, gjykata e prokurori kaluan dhe vepruan gjatë këtyre 22 viteve, aq shumë procese e zhvilluan, sa që u devalvua besimi në këto përndjekje periodike dhe në momente kyçe për Kosovën dhe rajonin.
Lufta çlirimtare gjithmonë ngadhnjen, ndërsa rrugën e Kosovës dhe të popullit shqiptar nuk e ndalon asnjë ndërhyrje.