Ali Ahmeti të dielën në Strugë

Të dielën BDI në Strugë do të zgjedh strukturën drejtuese si dhe kryetarin e degës për këtë komunë. Në këtë aktivitet partiak prezent do të jetë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Akoma nuk dihet se si do procedojë BDI në Strugë, do ruaj vazhdimësinë me Ramiz Merkon apo do zgjedh një kryetar tjetër. Nën zë shumë eksponentë lokal të BDI-së kanë shfaqur gadishmërinë për të drejtuar degën e Strugës nëse u kërkon Ali Ahmeti.