Ambasadori i Egjiptit vizitoi Reisul Ulemanë

Halid Amare, Ambasadori i posaemëruar i Egjiptit, rezident në Sofie të Bullgarisë e që përfshin edhe Maqedoninë me aktivitetin e vetë diplomatki, vizitoi sot në selinë e BFI, Reisul Ulemanë h. Sulejman ef. Rexhepi.

Me këtë rast, Reisul Ulema i BFI e njohtoi ambasadorin Amare me organizimin dhe aktivitetet e BFI në RMV dhe njëkohësisht bëri një prezentim më të gjërë të gjendjes së muslimanëve të vendit.

Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi dhe Abasadori Amare u pajtuan se bashkëpunimi i ndërsjellë tradicional mes BFI në RMV dhe institucioneve shtetërore të Egjiptit duhet thelluar edhe më tej, përfshirë këtu edhe krijimin e kushteve më të volitshme për studentët tanë që dëshirojnë të studiojnë në Universitetet e Egjiptit e të cilëve ky shtet mik do t’ju ndajë bursa adekuatei.
Në fund Reisul Ulema ambasadorit i dhuroi logon e BFI së në shenjë mirënjohje.