Ambasadori Thimonier mori pjesë në tryezën e rrumbullakët për sfidat konkrete të RMV në rrugën drejt BE

Të shtunën, më 20 prill, ambasadori mori pjesë në tryezën e rrumbullakët, të organizuar nga Shoqata Maqedonase e Federalistëve të Rinj Evropianë, në Qendrën për Informim të BE-së, ku u shtjelluan mundësitë dhe sfidat konkrete të Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Me këtë rast u prek edhe çështja e rëndësisë së zgjedhjeve të ardhshme evropiane dhe angazhimi i të rinjve. Perspektivat e rajonit, si dhe konceptet franceze të ripërtëritjes së Bashkimit Evropian ishin, ndër të tjera, temat e shumta, që u adresuan dhe u shtjelluan gjatë një dialogu me një publik tejet të motivuar.

https://www.facebook.com/France.Skopje/photos/pcb.2616430301706577/2616422411707366/?type=3&theater