Anketim publik: Forumi Shqiptar (ASH-LDSH), fitues i zgjedhjeve lokale në Tuz?

Sipas një anketimi të realizuar ditë më parë, për territorin e Komunës së Tuzit, nga një kompani prestigjioze nga Podgorica, lidhur me zgjedhjet vendore, të cilat do të mbahen më 3 Mars 2019, Forumi Shqiptar i përbërë nga Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike Shqiptare, është në përparësi dhe gëzon përkrahjen më të madhe të qytetarëve, prej 36,8% ose 13 këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Tuzit.

Si forcë të dytë, kjo kompani e radhitë, Partinë Demokratike të Socialistëve, me 35,6 % ose 12 këshilltarë.

Me rezultate, të njëjta me nga 2 mandate radhitën Social Demokratët (6,4 %), Partia Boshnjake (7,6 %) si dhe Mali i Zi Demokratik (5,6 %).

Ndërsa, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, gëzon përkrahjen e 4,8% të qytetarëve dhe sipas hulumtimit do të marr një mandat.

Sipas anketës mandatin nuk do ta marrin, Partia Socialiste Popullore (1,3 %), URA (1,0%) dhe Partia Social Demokratike (0,9 %).