Antikorrupsioni: Mos u merrni me politikë për interes publik, jo personal

Që të përmirësohet indeksi i dobët i perceptimit të korrupsionit duhet që të përfshihet tërë shoqëria, dhe veçmas të lihet hapësirë për punë në trupat e pavarur ashtu siç janë Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KShPK), është e domosdoshme që të përforcohet bashkëpunimi mes institucionet, që të zbatohen procedurat dhe të funksionojë kontrolli, porositi sot Antikorrupsioni, njofton Portalb.mk.

“Megjithatë, momentin më të rëndësishëm do ta përmendi ngritjen e vetëdijes te të gjithë aktorët në shoqëri, veçmas të atyre qytetarëve që merren me politikë, atë të mos e bëjnë për interes personal dhe për arsye lakmuese, por në dobi të interesit publik dhe qytetarëve”, dhe kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska.

KShPK i paralajmëroi institucionet shtetërore që të hapin procedurë për çdo dyshim për sjellje korruptive dhe thanë se me shpalljet masive për punësime, edhe pse nuk shkelet ligji, janë dyshim për ndikim ndaj trupit votues, pasi që po ndodhin në prag të zgjedhjeve.

Komisioni tërë vitin kërkon kushte më të mira për punë dhe kuadër që të riekipohet, theksoi Ivanovska, që të mundet më mirë ta kryejë punën.

Një prej “mjeteve” të nevojshme është edhe softueri i sofistikuar për ndjekjen e financimit të partive dhe paraqitja e biznesmenëve të cilët donojnë në parti dhe pastaj marrin tenderë. Tani, ashtu siç tha, nënkryetari Nuri Bajrami, kontrollet po bëhen në “këmbë”, gjegjësisht me shkresa deri te institucionet dhe me kontrollim të dokumenteve.

Prioriteti i radhës në shkatërrimin e korrupsionit është transparenca e plotë e strukturës së ndërmarrjeve.

Me këto dobësi, sipas Antikorrupsionit, rëndohet puna e Komisionit, edhe pse ndaj saj nuk kryhet trysni politike.