APEL DREJTUAR NËPUNËSAVE FETARË
DHE XHEMATIT NË PËRGJITHËSI

  • Të thirret SALAT për të paralajmruar falejn e namazit të Fitë Bajramit

Bashkësia Fetare Islame në RMV edhe njëherë u bënë apel nëpunësave fetarë dhe xhematit në përgjithësi që me 24 Maj të këtij viti, (e dielë), pra ditën e Fitër Bajramit, me përpikëshmëri ti përmbahen Protokolit, respektivisht masave për faljen e namazit të Fitër Bajramit, të përgatitura nga Rijaseti i BFI-së në RMV, e që ditë më parë u bënë publike për opinion. Kjo, me qëllim që të ruani shëndetin tuaj dhe shëndetin e të tjerëve nga pandemia Kovid 19, e cila ende është prezente në vendin tonë dhe më gjërë. Ndërkaq, nga muezinat e xhamive kërkohet që atë ditë, pesëmbëdhjet 15 minuta para faljes të namazit të Fitër Bajramit, përmes minareve të thirrin Salat, për të lamëruar hyrjen e kohës për faljen e namazit të Fitër Bajramit. Me këtë rast lusim Allahun xh.sh. që të gjithë besimtarëve islamë tua pranojë ibadetet e bëra gjatë muajt Ramazan dhe për ta ti shpërblejë me shpërblimet e Tij ta pakufishme. Dhashtë i Madhi Zot që ti përjetojmë edhe shumë ramazane tjera.
Të ndiqen masat e më poshtëm👇