Apel për ndihmë! Ta ndihmojmë vogëlushin Ajan Ibrahimi

APEL PËR NDIHMË

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë,
AJAN IBRAHIMI,djalloshi i vogël nga fshati Kopanicë, Komuna e Sarajit, i lindur më 09 Mars 2019 po lufton me sëmundjen e tij që të jetë sikurse bashkëmoshatarët e tij. Ai në moshën 7 mujore (Tetor 2019) në Klinikën Universitare në Shkup u diagnostifikua në krahun e majtë me Fibrosarkom Infantil (diagnoza: INFANTILE FIBROSARCOMA). Menjëherë iu fut operacionit në po të njëjtën klinikë dhe sapo buzëqeshja e tij u rikthye, 2 muaj më vonë u konstatua se sëmundja nuk i është larguar dhe se mundësinë e vetme që e ofrojn Klinika e Shkupit është amputimi i krahut.

Por, ai ende ka një shpresë, shpresë të vetme të cilën familja e tij nuk mund t’ia plotësojë. Shpresa e Ajanit është intervenimi kirurgjik në Koç University Hospital në Stamboll, Turqi, pas të cilit intervenim Ajani do të mund të jetë me dy krahë dhe dy duar. Shpresa e Ajanit, jemi ne, të gjithë, së bashku. Buzëqeshja dhe përqafimi i ngrohtë i tij varet plotësisht nga ndihma e secilit.

Kostoja e intervenimit në ofertën e dërguar nga spitali në fjalë është 65.000 Euro (oferta nga spitali është në bashkangjitje të këtij apeli).
Çdo ndihmë nga ana juaj, sado e vogël të jetë, për Ajanin është shumë e madhe.
Kontakt: ARMEN IBRAHIMI (prindi Ajanit) fshati KOPANICË, RR.4 NR.34, SARAJ – SHKUP
Mob: +389 70 678 428 (WhatssApp&Viber); E-MAIL: armenibrahimi2@gmail.com
LLOGARIA BANKARE: 250031000165703 Sparkasse Banka
IBAN: MK07250252220059808 SWIFT-BIC: INSBMK22 Sparkasse Banka

Ju falenderoj nga zemra paraprakisht.

Sinqerisht,
Armen Ibrahimi