Arbër Ademi dhe Milla Carovska takim me sektorin civil, ja për cfarë diskutuan

“Sot, së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, zhvilluam takim të përbashkët me sektorin civil mbi temën “Avancimi i përfshirjes së organizatave civile në sektorin e arsimit, punësimit dhe politikës sociale”.
Qëllimi i zhvillimit të kësaj mbledhjeje është shqyrtimi i mënyrave për përmirësimin e përfshirjes së sektorit civil dhe partnerëve socialë në proceset e krijimit dhe ndjekjen së politikave me interes publik”, ka informuar në Facebook Ministri i Arsimit Arbër Ademi.