Arbër Ademi flet për grevën e paralajmëruar më datë 11!

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arber Ademi njoftoi sot se do të ftojë në bisedime përfaqësuesit e SASHK të cilët paralajmëruan grevë më 11 nëntor javën e ardhshme. Ademi përkujtoi sot se paga tashmë është dyfishuar dhe se një rritje prej dhjetë për qind e pagave është ofruar në prill.

“Javën tjetër sigurisht që do të ketë një ftesë nga ne për t’u ulur së bashku duke marrë parasysh të gjithë parametrat dhe proceset e tjera të reformës që kanë implikime financiare besoj se do të gjejmë një mënyrë dhe zgjidhje për rritjen e rradhës së rrogave “ tha Ademi duke shtuar se nuk ka pazarllëqe por ka një dialog konstruktiv dhe shqyrtim të të gjithë parametrave.

Ministri decid se ishte optimist se greva nuk do të ndodhë pasi Ministria dhe Qeveria ofrojnë zgjidhje. Sipas tij nuk ka asnjë arsye apo nevojë për të organizuar një grevë duke paralajmëruar siç thotë ai një rritje historike të pagave të arsimit…