Arbër Ademi ia thotë opozitës shqiptare: Qyqarë, jeni humbës e pa legjitimitet

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, pas demonstrimit të pakënaqësisë ndaj humbjes, për gjoja parregullsi të zgjedhjeve, nga ana e opozitës së përjetshme, ka shkruar se është burrërore të pranohet humbja.

Veprim prej qyqari është tentimi për t’iu shmangur përgjegjësisë, duke përbaltur kombin tënd, vetëm pse s’të ka votuar, ka cekur, z. Arbër Ademi.

Ja postimi i tij në fb:

Burrërore është të pranohet humbja, të mbash përgjegjësi dhe si rrjedhojë të korrigjosh gabimet!

Veprim prej qyqari është tentimi për t’iu shmangur përgjegjësisë, duke përbaltur kombin tënd, vetëm pse s’të ka votuar.

Veprim prej tradhëtari e edepsëzi është të ulesh në prehrin e të gjithëve, si humbës e pa legjitimitet, vetëm e vetëm të bëhesh pjesë e pushtetit, e të tentosh ta minosh fituesin shqiptar!

Me të gjithë mund të negocioni (këtë vetë po e deklaroni), mund edhe dëshprimisht të protestoni, mirëpo turpin dhe humbjen nuk mund ta mbuloni.