Arbër Ademi, ministri që po kthen besimin e qytetarëve për një arsim më cilësor

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi vazhdon me intenzitet të madh punën drejt përmirësimit të kushteve më të mira për nxënësit, sipas standarteve evropiane.

Vetëm javën që kaloi Ademi inauguroi sallën e re sportive në Çerkez të Kumanovës, sallë moderne që përmbush nevojat e nxënësve për realizimine gjitha aktiviteteve sportive.
Ditë më pas, bashkë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, vendosën gurthemelin e një salle tjetër sportive në Çair, e cila në një afat sa më të afërt pritet të jetë gati për nxënësit.

Gjithashtu, këto ditë edhe SHF “7 Marsi” në Opajë të komunës së Likovës është pajisur me inventar të ri shkollor nga MASH, me banka, karrige, tabela të reja, vitrina për nevoja të shkollës etj.

Prej votimit të Ligjit të ri për arsim fillor dhe Ligjit për mësimdhënës dhe bashkëpuntorë profesional në arsimin fillor dhe të mesëm, Ademi nuk ka ndalur aty!

Veç aktiviteteve të lartëpërmendura brenda kësaj periudhe kohore i pari i arsimit ka inauguruar salla të reja në Shipkovicë dhe në Llabunishtë dhe njëkohësisht vazhdojnë punimet për ndërtimin e sallave sportive të reja në Debresh të Gostivarit dhe në Mateç dhe Hotël të komunës së Likovës.
Gjithë ky angazhim dhe përkushtim maksimal i ministrit Arbër Ademi ka rikthyer besimin tek qyterarët, prindërit, nxënësit për kushte më të mira në arsim, për një arsim më cilësor, respektivisht ka kthyer besimin në institucionin e arsimit në vend