Arbër Ademi në Kumanovë: Gjithmonë BDI, gjithmonë të parët!

Kandidati i BDI-së, për Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, ka qëndruar sot, në Kumanovë, ku takoi qytetarë të shumtë, duke bashkëbiseduar për platformën e BDI-së, sfidat e tyre dhe pritshmëritë nga zgjedhjet. Kryeministri i parë shqiptar, është përtej idesë, përtej koncepteve, partive politike shqiptare dhe përtej meskinitetit politik, ka cekur z. Arbër Ademi. Ne, theksoi Ademi, kemi treguar dhe dëshmuar qëndrueshmërinë për interesat kombëtare, për kauzat shqiptare, për interesin e shqiptarëve, mirëqenien e tyre në shtëpitë e veta. BDI në këto zgjedhje hyn me vizionin e platformën qeverisëse 2020-2024, konceptin e fitorës, bindjen e qytetarit se këtu, nën numrin 9, është morali, është zotimi, përkushtimi dhe tërë kapaciteti rinor, intelektual e nacional, për të tashmën dhe të ardhmën e shqiptarëve, ka potencuar z. Arbër Ademi. Për rininë, ne nuk kemi ide, ne kemi vepra, ne kemi dëshmi, se kjo tokë ka zot, këta qytetarë kanë subjektin e vet, të cilit i prin Ali Ahmeti, lideri historik i shqiptarëve, lideri i fitoreve, paqes e prosperitetit, ka cekur z. Arbër Ademi, në takim me qytetarët në Kumanovë.

E shtune e shkëlqyeshme me bashkëqytetarët kumanovarë!

Gepostet von Arbër Ademi am Samstag, 27. Juni 2020