Arbër Ademi, në takim me qytetarët: BDI dhe numri 9, është emri i fitores!

Fushata zgjedhore e BDI-së, për Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ka filluar të shtrihet në takimet e kandidatëve për deputetë, me qytetarët.

Një takim i tillë, është zhvilluar sot, nga bartësi i Listës për zonën 2, z. Arbër Ademi.

Këtë e bëri të ditur, zv.drejtori i doganave Irfan Buçi.

Z. Arbër Ademi, pasi ceku vlerat e BDI-së dhe platformës për mandatin qeverisës, ka cekur se fitorja është e sigurt, sepse, përkushtimi, dija dhe vullneti për ta ndryshuar gjendjen e shqiptarëve këtu, është BDI-ja si garanci dhe motiv për aktivizmin politik, si veprimtari politike por edhe atdhetare, e dëshmuar nga kuadrat e saj, nga vizioni i saj dhe programi gjithëpërfshirës.

Z. Arbër Ademi, në fund potencoi se BDI-ja dhe numri 9, është emri i fitores së shqiptarëve.

Në takime me qytetarët!

Arbër Ademi
bartës i zonës numër 2 dhe me bashkëluftarin e UÇK Berat Ajdari