Arbër Ademi në Vaksincë merr mbështetje të fuqishme për BDI-në dhe Ali Ahmetin!

“Kryeministri i parë shqiptar”, është motoja e BDI-së, e propozuar nga lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, moto të cilën e përkrah Vaksinca e fitoreve të shqiptarëve dhe BDI-së, ka cekur kandidati për deputetë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi.

Z. Ademi para qytetarëve të tubuar, ka diskutuar për sfidat dhe të arriturat e mandateve të BDI-së, të liderëve të saj, nga viti 2001 e këndej, lider të sprovuar dhe lider largpamës që popullit shqiptar i hapi shteg për të zbatuar barazinë, gjithëpërfshirjen dhe avancimin e gjithanshëm. “Arsimi ishte vazhdimisht arma më e fortë e ne shqiptarëve, sepse, e fitonim me vështirësi arsimimin por kur arsimoheshim, asgjë nuk e ndalte shqiptarin, andaj, sot me krenari, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kemi tri universitete”, ka cekur z. Arbër Ademi.

BDI, arsimin e konsideron prioritet, sepse, vetëm të arsimuar, secili person e familje, arrin qëllimin dhe mirëqenien e vet, duke nënkuptuar edhe arsimin profesional, mësimin plotësues e mësimin vazhdues për tërë jetën, andaj platforma e BDI-së për arsimin është edhe inkurajuese, edhe zotim që do të zbatohet.

Ai ftoi të pranishmit për një fushatë të qetë e të kulturuar, me masa të kujdesit ndaj pandemisë, duke motivuar qytetarët të dalin të votojnë, për familjet e veta, Kumanovën dhe shqiptarët, vendi dhe adresa e saktë, është BDI dhe numri 9, më 15 Korrik, festojmë si çdo herë, në Vaksincën e trimave të pamposhtur!