Arbër Ademi: Nga ISHA do të kërkojë hollësira për veprimet e ndryshme, të cilat i denoncojnë prindërit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot deklaroi se është në komuwahl 5-star shavernikim me Inspektoratin shtetëror të arsimit (ISHA) dhe do të kërkojë informacione pse kanë vepruar ndryshe për raste të njëjta lidhur me mësimin e nxënësve të pavaksinuar. Këshilli inspektues në seancën e sotme shqyrton parashtresa nga prindërit e fëmijëve, të cilët këtë vit nuk kanë qenë të regjistruar në klasën e parë dhe të cilët janë të pakënaqur nga veprimi dhe qëndrimet se për raste të njëjta inspektoratet e arsimit kanë vepruar ndryshe.

Sipas kryetares së Këshillit inspektues, Magdalena Filipovska-Grashkoska, parashtresslim4vit costoat japin supozime se në të kaluarën disa inspektorë të arsimit për mosregjistrimin e filloristëve janë udhëhequr nga parimi për ndalesë të diskriminimit të fëmijëve. Ndërsa, gjatë muajve të kaluar janë udhëhequr në bazë të dispozitave të Ligjit që i dedikohet vaksinimit dhe konfirmimit obligativ për regjistrim në shkollë fillore.

Për shkaqe që këto dy çështje janë të përfshira me Ligjin për arsim fillor, ndërsa Këshilli inspektues, siç tha ajo, nuk ka kompetencë të vlerësojë zbatimin e ligjit apo interpretimin e tij, kanë kërkuar nga MASH-i të deklarohet rreth këtyre dy çështjeve, respektivisht nëse dikush nga inspektorët ka gabuar. Deri tani sipas Filipovska-Grashkoska, ende nuk kanë pranuar përgjigje, ndërkohë ky qëndrim i MASH-it është i domosdoshëm.

Përfaqësuesja e Shoqatës “Nas za Nas”, Gordana Goxho, të cilët thonë se bëhet fjalë për diskriminim gjatë regjistrimit, njoftojnë se deri më tani janë dorëzuar 60 parashtresa nga prindërit deri te ISHA-ja.

Lidhur me të dhënat të cilat Këshilli inspektues i kërkon nga MASH-i, si institucion i fundit i cili e interpreton Ligjit për arsim fillor, ministri Arbër Ademi, tha se të gjitha materialet e MASH-it janë në dispozicion.

“Çfarëdo qoftë materiali, a është i paraparë për qasje deri te informacionet me karakter publik, çdo material i cili del nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në dispozicion”, tha ministri Ademi, në një deklaratë për mediat në Panairin e studimeve në Francë.

Ai shtoi se numri i filloristëve të paregjistruar për shkak të mosdorëzimit të vërtetimit për zbatim të vaksinave të patjetërsueshme është 189. Rreth kësaj çështje, siç tha ai, është informuar edhe Qeveria, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë, është njoftuar se periudha e epidemisë së fruthit do të përfundojë.

“Së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë jemi duke e vëzhguar situatën me fruthin, e cila tashmë është më relaksuar. Në ato shkolla ku është e nevojshme vaksinimi në terren do të sigurojmë, me qëllim që të përmbushen edhe detyrimet nga Ligjit për arsim fillor, por edhe për të siguruar të drejtë të arsimit për çdo fëmijë. Si ministër i Arsimit dhe Shkencës, jam i interesuar që çdo fëmijë të ulet në bankat shkollore”, theksoi Ademi.

Ndryshe, ai tha se si ministër është i njoftuar për kërkesat e Sindikatës së pavarur të akademikëve, nga ku mbrëmë u njoftua se nevojiten 400 punësime të reja (300 në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi”, dhe 100 në universitet tjera dhe institucionet shkencore).