Arbër Ademi: Prej sot TV – KLASA!

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, ka njoftuar nxënësit dhe prindërit se nga sot ka filluar aplikimi i programit edukativ të ashtuquajtur “Tv Klasa” në tre kanalet e servisit nacional televiziv RTVM që do të emetojnë përmbajtje edukative për lëndët mësimore që i mësojnë në shkollë.

Për fëmijët e moshës parashkollore do të emetohen emisione edukative në pērputhje me moshën e tyre.
Emisioni i parë në gjuhën maqedonase filloi në orën 10:30 në MTV 1 dhe në orën 12:15 në MTV 2 në gjuhën shqipe,ku u fol për higjienën.

Çdo ditë do të paralajmërohen emisionet dhe temat që do të zhvillohen ditën e nesërme.

Ademi gjithashtu u ka rekomanduar nxënësve që t’i ndjekin të njëjtat dhe ta shfrytëzojnë kohën me dobi derisa qëndrojnë në shtëpi.

Orët mësimore do ti zhvillojë mësuesja klasore Mr. Arta Sadiku Akteshi nga SHFK “Imri Elezi”, komuna Çair, në gjuhën shqipe, kurse në gjuhën maqedone Stanka Baxhakova dhe Snezhana Gucul nga “Koço Racin” komuna Qendër!