Arbër Ademi: Sakrifica e mësuesve tanë, frymëzim për ne

“Çdoherë që vjen 7 Marsi na bënë të kujtojmë me respekt të veçantë veprimtarinë e lavdishme të mësuesve dhe patriotëve tanë të shquar, të cilët sakrifikuan gjithçka për zhvillimin e arsimit.

Andaj, sakrifica e tyre është frymëzim për ne, që me përkushtim të madh dhe me përgjegjësi të punojmë pa ndërprerë për krijimin e kushteve dhe mundësive më të mira për arsimimin e fëmijëve tanë, ardhmërisë së kombit tonë.

Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, të gjithë mësuesve dhe veprimtarëve të çështjes së arsimit shqip.” – ka shkruar ministri Ademi.