Arbi dhe Gusi i këndojnë Anës – kënga po bëhet hit

Tregut muzikor shqiptar tashmë i është shtuar edhe një hit, edhe një këngë ritmike, e cila që në start e ka marrë aprovimin e publikut.

Këngëtarët Arbi Pelushaj dhe Gusi i kanë dhënë dritën jeshile këngës me titull “Ana”, projekt ky që me të shpejtë ka zgjuar kurreshtjen.

Gusi, ka sjell disa këngë të shoqëruara me videoklipe dhe është konsideruar një nga artistët e rinjë më premtues. Gusi, bashkë me Arbi Pelushajn, përbëjnë një duo mjaftë interesante.

Muzika dhe teksti i këngës “Ana” mbajnë vulën e Arbit dhe Gusit. Projekti është prodhim i studios së producentit të njohur Alban Furtuna.

 

https://youtu.be/B5z_Nd1DDgY