Ardita Dani: Të gjitha projektet e rëndësishme shqiptare në Maqedoni, mbajnë vulën e BDI-së

Sonte në qytetin e Kërcovës Bashkimi Demokratik për Integrim bëri hapjen e shtabit për zonën 5 dhe 6. Para shumë të pranishmëve fjalë rasti pati Kryetarja e Degës së Kërcovës Ardita Dani. “Faleminderit të nderuar që jeni sonte prezent në numër kaq të madh. Vetë prezenca juaj dëshmon pastërtinë e BDI-së si parti, tregon se ju besoni në politikat tona. Ju e dini se të gjtha projektet kombëtare, arsimore, kulturore e sociale, mbajnë vulën e BDI-së. Sot falë liderit tonë Ali Ahmeti, Maqedonia e Veriut u bë dhe anëtare e NATO-s. Bashkë jemi një forcë e pandalshmë dhe e pamposhtur, andaj ju ftoj të gjithëve të japim maksimumin dhe ti gëzohemi fitores që po na pret”, tha Dani.