Arifi: Në Tetovë fillon mësimdhënia në distancë

Shumë shkolla fillore dhe të mesme në Komunën e Tetovës filluan me aktivitete fakultative të mësimdhënies në distancë!🧑🏼‍💻✅
E gjithë kjo bëhet e mundur përmes platformës së mësimdhënies dhe mësimnxënies eletronike të bazuar be web www.edmodo.com, që ju dedikohet mësimdhënësve, nxënësve dhe shkollave! 📖
Përgëzojmë të gjithë mësimdhënësit për dashurinë dhe respektin ndaj punës dhe nxënësve të tyre edhe në këto kohëra të vështira të izolimit dhe pasigurisë globale! 🌍
Dua të inkurajoj të gjithë mësimdhënësit që të promovojnë këtë formë virtuale të përvetësimit të diturive nga nxënësit! E ardhmja e mësimdhënies është gjithësesi përtej objekteve shkollore dhe klasave! 👩🏻‍🎓, shkruan Teuta Arifi në Facebook.