Arifi pjesë e aktivitetit të përgjegjësimit dhe ngritjes së vetëdijes ekologjike organizuar nga nxënësit e Sh.F “Naim Frashëri”

“Sot në SHF “Naim Frashëri” morra pjesë në një aktivitet me nxënësit për sa i përket përgjegjësimit dhe ngritjes së vetëdijes ekologjike që ka të bëjë me reduktimin e ndotjes së ambientit jetësor dhe ajrit ambiental. Grupi Ekologjik i cili funksionon në këtë shkollë më informuan për aktivitetet e shumta të cilat ndërmerren në këtë drejtim, si që janë Patrolla Ekologjike si dhe pjesëmarrja në projekte të shumta si ai platformes Discovery dhe Scientix.

Kjo shkollë poashtu është shkolla e parë në të cilën në tërësi janë vendosur invertorë për nxemje, dhe ka zëvendësuar plotësisht përdorimin e karburanteve fosile që ndotin ajrin ambiental. Me këto politika përveç impaktit pozitiv në mbrojtje të ambientit arrijmë që të reduktojmë edhe shpenzimet financiare për sa i përket nxemjes.

Para 4 viteve u zëvendësuan tërësisht ehde poçet ndriçuese në objektin shkollor me ndriçim LED, me çka u pergjysmuan mjetet për shpenzimin e rrymës elektrike, mjete që sot i shfrytëzojmë për pajisje që kontribojnë në rritjen e cilësisë së procesit edukativo-arsimor.

Gjithashtu me bashkëpunim të Ambasadës Holandeze dhe EVN jemi duke implementuar projektin për vendosjen e sistemeve fotovoltaike në objektet shkollore” – thotë Arifi