Arifi: ShFK “Rilindja” f. Llojan, tani më plotësisht ngrohet përmes nxemjes qendrore

“ShFK “Rilindja” f. Llojan, tani më plotësisht ngrohet përmes nxemjes qendrore.

Para disa ditëve në shkollën fillore qendrore “Rilindja” f. Llojan, ku procesin edukativo – arsimor e ndjekin edhe nxënësit e f. Vaksincë u vendos nxemja qendrore adekuate edhe në pjesën e vetme të mbetur me koftorë, dmth tani më kjo shkollë në tre objektet që posedon ngrohjen e ka përmes nxemjes qendrore, njëherit në përfundim e sipër është ndrrimi i radiatorëve të amortizuar tek pjesa tjetër.

Investimet në arsim nuk do të ndalen, por i mbetet udhëheqësve të shkollave, kuadrit arsimor dhe teknik, prindërve dhe nxënësve, që të gjithë bashkarisht të rrisim edhe cilësin, për të pasur një të ardhme më të sigurtë.” – thotë Arifi