Arifi: Vazhdojmë me vendosjen e invertorëve në objektet shkollore të komunës së Tetovës

Vazhdojmë me vendosjen e invertorëve në objektet shkollore të komunës së Tetovës, dhe me debatet edukative bashkë me fëmijët mbi rëndësinë e mbrojtjes nga ndotja të ambientit jetësor dhe ajrit ambiental.
Në objektin shkollor të SHF Migjeni që gjendet tek qendra sportive kemi zëvendësuar në tërësi përdorimin e lëndëve djegëse fosile me invertorë për nxemje të efikasitetit të lartë. Gjithashtu pata mundësinë të bashkëbisedoj me nxënësit, duke ndlgjuar me shumë vëmendje qëndrimet dhe vështrimet e tyre mbi çështjen e mbrotjes së ambientit jetësor.
Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe është detyrë e jona të investojmë në çdo aspekt të zhvillimit të tyre.