Armir Sadiku drejtor i Drejtorisë për furnizime publike

Bashkimi Demokratik për Integrim deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka dërguar emrat e rinjë për drejtor nëpër ndërmarjet shtetërore. Si drejtor i Drejtorisë për Furnizime Publike është propozuar Armir Sadiku.

Armir Sadiku ka përvojë të gjatë institucionale , gjegjësisht ai gjatë vitit 2009-2011 ka qenë shef kabineti i Zv.kryeministrit , 2011-2013 shef kabineti i ministrit të Ekologjisë si dhe Shef kabineti prej vitit 2014-2017 në ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.Ai është Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të BDI – së. Armir Sadiku është kuadër i BDI-së nga Dega e Tetovës.