Arrestohet ish kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti

Me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, pesë punonjës të Komunës së Tetovës janë arrestuar sot në mëngjes, ndërsa Departamenti për krim të organizuar në MPB po e kërkon anëtarin e Këshillit gjyqësor Zoran Teofillovski, transmeton Portalb.mk.

Sipas burimeve të Portalb, është arrestuar një ish kryetar i Komunës së Tetovës dhe disa persona të tjetë të njohur për opinionin. Jo zyrtarisht janë arrestuar personat S B, I K, B N dhe S P.

Zoran Teofillovski
“Është e vërtetë që pesë persona nga komuna e Tetovës janë arr estuar këtë mëngjes, ndërsa policia ende nuk mund ta gjejë edhe një person. Kërkimi për personin e gjashtë për të cilin është lëshuar urdhër hetimi vazhdon. Bëhet fjalë për legalizim të paligjshëm dhe privatizim të tokës tërheqëse “, tha për SDK, Villma Ruskovska.