Arrestohet një person, akuzohet për zjarrvënie në Kodrën e Diellit

Policia e Tetovës ka privuar nga liria një 44-vjeçar i cili gjatë përgatitjes për të bërë skarë në Kodër të Diellit, ka ndezur një zjarr i cili është përhapur, dhe është djegur një sipërfaqe e madhe.
Sipas informacioneve fillestare nga policia e Tetovës, i cili do të përballet me kallëzim penal për shkak të rrezikut të përgjithshëm që nënkupton përgjegjësi penale.
“Të dielën në orën 13 e 15 minuta te vendi i quajtur “Golgotë”, në atarin e fshatit Lisec të Tetovës, nëpunësit policorë nga Sektori Policor Kodër të Diellit e kanë privuar nga liria F.N. (44) nga Tetova. Rreth orës 12 në vendin e lartpërmendur, në fushë, pronësi e tij gjatë përgatitjes për të bërë zgarrë, F.N. ka ndezur zjarr i cili është përhapur ku është djegur një sipërfaqe e madhe e barit të thatë”, bëri të ditur sot SPB Tetovë.
Pardje në dy vende ka pasur zjarr në sipërfaqe me bar të thatë në afërsi të Kodrës së Diellit. Atje kanë intervenuar edhe zjarrfikësit e Tetovës.