Arta Bilalli nis fushatën fuqishëm nga Çegrani, numëron sukseset e BDI-së

Profesoresha universitare njëherazi dhe kandidatja për deputete nga rradhët e BDI-së dega në Gostivar, Arta Bilalli në një fjalim rasti ne fushatën zgjedhore të BDI-së në Cegran përmendi sukseset e Bashkimit Demokratik për Integrim në gjithë këto vite udhëheqje. Bilalli u shpreh se BDI ka mundësuar që shqiptarët të kenë një përfaqësim të denjë nëpër institucione shtetërore dhe kjo u bë falë liderit te kësaj partie Ali Ahmeti. Bilalli tha se roli I shqiptarëve në shtet tashmë ka rëndësi tjetër që vetëm Bashkimi Demokratik për Integrim e ka realizuar denjësisht këtë synim. Bilalli ftoi qytetarët që të bashkohen në nismën për të votuar kandidatin Naser Ziberi për kryeministrin e parë shqiptarë.