Artën e tradhëtuan lotët ashtu sic e tradhëtoi shteti se sikurse Astriti bëri vetëvrasje

Kjo foto dhe këta lot në sy janë imazhi i ditës së sotme. Arta Dehari, kjo grua me zemër të thyer që para tre vitesh i vranë bashkëshortin e saj me të cilin ende nuk kishte gëzuar një vit martesë.

Artën sot e ‘tradhëtuan’ lotët ashtu siç e tradhtoi shteti i saj duke e quajtur vetëvrasje ngjarjen e 5 nëntor 2016, ku në Qendrën e Paraburgimit në Prizren një djalë në moshën 28 vjeçare u gjet pa shenja jete në qeli.

Por ekspertiza e bërë në shtetin zvicran doli ta thotë të kundërtën e asaj që tha Mjekësia Ligjore në Kosovë, duke e cilësuar vetëvrasje, edhe pse kjo gjë asnjëherë nuk u besua nga Arta dhe familja e Astritit të cilët nuk mund ta besonin që djali i tyre, Astriti, i cili po në atë qeli e kishte kuptuar se do bëhej baba i një vajze që nuk priti ta merrte asnjëherë në duar… Astriti ishte aq i gëzuar me lajmin që i dha bashkëshortja Arta, andaj pak kush mund ta besonte se një djalë plotë jetë siç ishte Astrit Dehari të bënte vetëvrasje.

Arta Dehari sot ndihet më e çliruar teksa kupton, më në fund, të vërtetën, ndërsa kërkon që drejtësia të merret me këtë punë dhe akterët të dalin para drejtësisë. Ajo, teksa mori raportin me ekspertizën zvicerane për rastin e Astrit Dehari, pati këtë lutje, që sa më parë, ata që vranë Astritin të dalin para drejtësisë.

Arta mes lotësh sot ka kërkuar qe të vendoset drejtësi. ‘Unë besoj që drejtësia do të merret me këtë punë’ tha Arta Dehari me lot në sy.