Asfaltohen rrugë të shumta në vendbanimet shqiptare në Kumanovë

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka dhënë dritën jeshile për asfaltimin e të gjitha rrugëve të cilat kanë qenë në gjendje të rëndë në fshatin Çerkez ndërsa banorët shprehen të kënaqur me përmirësimin e infrastrukturës në vendbanimet ku jetojnë.

Dimitrievski ka deklaruar se realizimi i projekteve infrastrukturore do të përmirësojë jetën e qytetarëve në të gjitha vendbanimet pa dallim përkatësinë etnike.

Ndryshe, krahas rrugëve në fshatin Çerkez, komuna e Kumanovës ka bërë asfaltimin edhe të rrugëve në fshatin Lubodrag dhe në lagjen tek stacioni i Hekurudhave.