ASH e Ziadin Selës kështu mendon për punën e Pendarovskit

Aleanca për Shqiptarët ka vlerësuar punën dhe mandatin e deritanishëm të presidentit Stevo Pendarovski. “Ende është herët të jepet vlerësim për punën e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski”, theksoi deputeti i ASH-së, Syrja Rashiti, pas fjalimit që presidenti i vendit pati në Kuvend.

“Për t’u përshëndetur është fakti se edhe pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias rreth Ligjit për gjuhët edhe vetë presidenti potencoi se ky ligj nuk është kundërkushtetues dhe me rekomandoi institucionet se duhet ta respektojnë ligjin”, deklaroi Rashidi. Ai komentoi edhe pjesën e fjalimit që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe shtetin e robëruar nga pushteti i kaluar. “Por, vetë fakti se ka dhënë rekomandim për pushtetin e ardhshëm të merret me gjyqësorin, të pastrohet prej gjykatësve të tillë është vetëm pranim se Qeveria e deritanishme nuk arriti seriozisht të merret me reformat në gjyqësor, ndërsa kjo është për shkak faktit se edhe në vetë pushtetin apo Qeveri, ka një faktor të trashëguar nga pushteti i kaluar, e cila është pengesë e madhe për reforma në gjyqësor”, deklaroi Rashidi.