ASH: Përshëndesim nënshkrimin e Protokollit, që sot Maqedonia nuk duhet të gabojë më

Aleanca për Shqiptarët përshëndet nënshkrimin e protokollit të 29 vendeve anëtare të NATO-s për anëtarësim të Maqedonisë, njofton Koha.

“Kjo ngjarje paraqet një derë të hapur për Maqedoninë në Aleancën më të fuqishme politike dhe ushtarake të botës. Nga sot përgjegjësia është e dyfishtë, për Maqedoninë , Qeverinë dhe të gjithë aktorët politik në vend sepse të qenurit anëtar i NATO-s me automatizëm do të thotë më shumë përgjegjësi të klasës politike, respektim i të drejtave të njeriut, si ato individuale ashtu edhe ato kolektive, sundim të shtetit ligjor, mirëqenie ekonomike për qytetarët e këtij vendi, luftë të pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, etj.”, thuhet në kumtesën e ASh-së.