ASH:Për BDI-në drejtësia bëhet selektive kur preken funksionarët e tyre të inkriminuar

Përshëndesim vendimin e gjykatës në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare; një sinjal i mirëpritur për zgjedhje te lira.
Ky aktgjykim konfirmon kriminalizimin dhe manipulimin e procesit dhe proceseve zgjedhore nga BDI në të kaluarën dhe dëshmon cila pastaj kandidon për deputet kandidoi njerëzit që duhet të përgjigjen përpara organeve të drejtësisë me qëllim që të shpëtojnë nga drejtësia dhe Ejup Halimi nuk është rast i vetëm.
Urojmë që ky gjykim të mos jetë në vazhdën e vendimeve formale vetëm për të shënuar pikë në luftën kundër korrupsionit karshi BE-së, ku figura të caktuara politike dënohen në shkallë të parë sa për të dhënë përshtypjen se po luftohet korrupsioni, vetëm për t’u amnistuar më pastaj.
Për BDI-në drejtësia bëhet selektive kur preken funksionarët e tyre të inkriminuar ndërsa me dhjetëra procese të montuara politike të shqiptarëve dhe me mijëra vite burg të mbledhura gjitha së bashku për ata është drejtësi.

Aleanca për Shqiptarët,
31.03.2020