Asim Gashi zbulon surprizen për festat e fundvitit! Vjen në duet me Leonora Jakupin

Programet festive të vitit të ri sjellin shumë risi nga artistët shqiptarë, e ndër to dhe këngëtari Asim Gashi në programin festiv Gëzuar 2021 N’Kosovë Show ka publikuar dhe duetin me këngëtaren Leonora Jakupi. Dëgjuesit e këngës popullore shqipe në këtë potpuri mund të dëgjojnë një laramani të këngëve të bukura që i kanë rezistuar kohës. Ndryshe, dueti mes dy artistëve ishte paralajmëruar dhe javë më parë duke publikuar fotografi së bashku nga puna në studio.